Skip to content

Fundjava ndryshe e kapitenit… në Berat

31504521 10211422291929185 4733893669248040960 n

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kaloj në Berat nën shoqërinë e bashkshortes së tij italiane, Monika.

Vizita e tij është ndarë në dy pjesë ku ai ka vizituar qytetin dhe Kalanë e Beratit ndërsa e dyta ishte vizita në Kanionet e Osumit ku ka ushtruar edhe sportin e raftng nën shoqërinë  e presidentit të kësaj federate, Zamir Spathara.

Vet Loriku nuk ka munguar të shpreh kënaqësinë e kësaj vizite duke postuar dy herë në instagramin e tij pamje nga kjo vizitë.

Foto e parë ishte vetëm me pamjen fantastike që ofron kalaja e qytetit 2400 vjeçar dhe me shënimin e lënë nga kapiteni: “A kanë gojë me fol këto gura? Dardanian pride(Krenari dardane), Illyrian blood(gjak Ilir, I ëas here ëhen time began(Unë isha këtu kur koha filloj).

31769958 10216987837753298 155031491703734272 n

Ndërsa portimi i dytë ishte një foto grupi me shënimin: eksperiencë fantastike, bukuritë shqiptare. Por fotot me Lorikun janë postuar federate në faqen e saj zyrtare në facebook.

31818393 10216987836833275 1720649999986982912 n

Kjo vizitë e Lorikut në Berat ka qënë mënyra më e mirë për ti treguar bashkëshortes së tij, Monikas, e cila është italiane për bukuritë që mbart vendi ynë. Por edhe një reklamë më shumë për Beratin dhe pasuritë kulturore dhe natyrore që ka jo vetëm qyteti por edhe zona përreth tij./Berati.TV