Skip to content

Fundjava në Jug, radhë kilometrike makinash në zonën e Radhimës (FOTO)

abc0e9eb 5581 4903 8f99 ac20b4bf72fe

Një pjesë e madhe njerëzish duket se kanë zgjedhur Jugun e vendit për të kaluar fundjavën.

Momentet e shkurtra me vranësira e shi, nuk i kanë prishur planet e atyre që donin të relaksoheshin në rivierën shqiptare.

Megjithatë kthimi i shumë prej automjeteve pasditen e kësaj të diele ka shkaktuar radhë të gjata makinash në zonën e Radhimës.

Në foto të siguruara nga Gazeta Shqip, duket një varg i gjatë automjetesh që ecin drejt qytetit të Vlorës.

/shqip