Ndonëse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fundjavat në Ulëz ishin të tejmbushura me vizitor, kjo e shtunë ka qenë e zbrazët për qytezën e dashur për të gjithë, për shkak të masave të marra për parandalimin e Covid-19.

Në orët e para të ditës së shtunë, vetëm të moshuarit kishin dalë për ajrosje pas lejes së dhënë një ditë më parë nga autoritetet. Në rrugët e Ulzës mbizotëronte qetësia, ndërsa dyqanet, baret dhe restorantet ishin të mbyllura. Në një ditë fundjave si kjo e shtunë shumë qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit tonë, do të ishin duke shijuar panoramën e mahnitshme të liqenit të Ulzës, por të vetmit vizitor ishin zogjt dhe zhurma e vetme cicërima e tyre.

Ndërkohë në rrugët e qytetit të Burrelit deri në orën 11:00 kishin dalë vetëm pensionistët, ndërsa më pas ata u boshatisën. Pas më shumë se një muaji nga nisja e masave tashmë qytetarët janë bindur plotësisht se duhen zbatuar, ndërsa do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re