Trupi i pajete i vajzes 26 vjecare që vdiq në kanionin e Holtes, Sonila Sallaku u dërgua rreth orës 20:00 morgun e spitalit.Familja Sallaku me origjine nga Vidhani i Gramshit por qe jetonin ne Lushnjë kishin zgjedhur që fundjaven ta kalonin ne kanionet e Holtes por qe fatkeqesisht rezultoi fatale. 26 vjecarja vdiq ndërsa tragjedia rrezikoi te kishte përmasa të mëdha pasi edhe pjestaret e familjes kanë qënë të rrezikuar nga mbytja. Ka qëne ndërhyrja e forcave të policisë, sidomos RENEA-s, por edhe e zjarrefikseve që në fillim kanë larguar fëmijet e familjës dhe më pas vëllain e viktimës dhe prinderit. Sipas policisë, përvec viktimës, personat e tjerë që u gjetën nga policia janë gjëndje të mirë shëndetësore. Në një njoftim paraprak për mediat policia bëri të ditur se Desantila Sallaku u gjet e pajetë në dalje të kanionit si pasojë e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit.
Fundjava turistike që u kthye në tragjedi për familjen Sallaku
