Fundjava u mbyll me reshje shiu e dëbore në zonat veriore e jug-lindore të vendit, por moti do të jetë më i qëndrueshëm javën që vjen.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, javën që vjen pritet rikthimi i ditëve me diell, ndërsa herë pas here do të ketë edhe vranësira.

Megjithatë në vend do të vijojnë të jenë prezentë temperaturat e ulëta, ku në vendet malore pritet të shkojë deri në -4 gradë celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perendimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celsius

Njoftimi i plotë i SHMU:

Pas situatës me reshje të kësaj fundjave parashikohet rikthimi i ditëve me diell e hera herës vranësira deri mesatare. Prezente gjatë mëngjeseve do të jetë mjegulla e mjegullina në lugina.

Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare. Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Po kështu, temperaturat negative si në tabelë në disa zona, do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re