Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve greke, duke kërkuar prej tyre dosjen penale të dënimit ndaj kryetarit të Bashkisë, Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Letërporosia është dërguar zyrtarisht në mesin e muajit Qershor 2023, ku pritet që Prokuroria e Përgjithshme të njihet zyrtarisht me dosjen penale të dënimit të Kreshnik Hajdarit, nga gjykata e Janinës.

Konfirmimi për dërgimin e letër-porosisë në Greqi, bëhet përmes një shkrese të prokurorit Kostaq Beluri, i thotë në dokument se nga autoritet Greke ende nuk kanë marë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë kërkesë.

Në dokument thuhet se në muajin Maj 2023 janë marë të dhënat e gjurmëve të gishtave nga kompania “ALEAT” si dhe të dhëna të tjera biometrike.

Të gjitha këto të dhëna për këtë shtetas janë dërguar tek autoritet Greke, me qëllim krahasimin e tyre për rastin e dënimit të Hajdarit apo qoftë dhe krahasimin me çdo gjurmë gishti që ata kanë në bankën e të dhënave të tyre.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke. Autoritetet greke e kanë shpallur për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Emri i Kreshnik Hajdarit, që aktualisht drejton nën Bashkinë e Kuçovës, ndodhet mes emrave të 18 personave, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga Policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ja ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami, monedhë që në atë periudhë përdorej në Greqi para hedhjes në treg të euros.

Ky dënim nuk është deklaruar në formularin e vetëdeklarimit nga Hajdari e për pasojë, kualicioni “Bashkë Fitojmë”, banorë të fshatit Lumas në Kuçovë, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojë. /Ora News

Fundoset Kreshnik Hajdari i Kuçovës, prokuroria letër-porosi

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re