Skip to content

Fundoset Trump, i ikën nga duart Pensilvania, matematika dhe projeksionet e shpallin Biden President

Rezultatet e një tjetri shtet, ku Trump ishte në një epërsi të madhe votash ndaj Joe Biden, kanë marrë një kthesë drastike. Epërsia prej 80 mijë votash e mëngjesit të sotëm për Trump, u kthye në një avantazh të lehtë për Biden në vetëm pak orë.

Më herët gjatë ditës, Bideni e përmbysi epërsinë e Trumpit edhe në Georgia dhe kështu po i afrohet gjithnjë e më shumë fitores në zgjedhjet presidenciale.

Epërsia e Bidenit në Pensilvani erdhi në kohën kur në këtë shtet janë numëruar 95 për qind e votave.

Diferenca aktuale mes tyre është 5.587 vota, ku kandidati demokrat Biden ka 3.395.304 vota ndërsa Trump:  3.289.717 vota.

Pennsylvania ka 20 vota elektorale, nëse e merr këtë shtet, ish-zv.presidenti i SHBA-ve arrin kuotën e duhur të 270 votave elektorale madje e kalon ndjeshëm atë. Aktualisht Biden ka 264 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump ka 213.

/faxweb