Artan Tafani rezulton të jetë pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.

 

Dëshmia e Tafanit para uniformave blu ka zbuluar deri tani 6 vrasje në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat, ndërsa janë firmosur gjithashtu edhe disa  urdhër-arreste.

 

I riu rezultonte prej disa muajsh në kërkim për grabitjen e rreth 30 mijë eurove në zonën e Astirit, ndërsa u kap nga policia e Lushnjes vetëm dy ditë më parë.

 

Paraprakisht mësohet se vrasjet e zbardhura janë në Elbasan, Korçë, Lushnje dhe në Tepelenë. Janë në total 17 urdhër arreste dhe janë të paktën 20 ngjarje kriminale, mes të cilave vrasje, shpërthime me tritol, tentativë vrasje, gjobvënie.

 

Operacioni është ende në vijim, në kërkim janë disa persona që kanë dalë nga dëshmia e Tafanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re