Ditët efundit të vitit pritet të jenë të acarta sipas parashikimve, duke bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm.

Ndonëse moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu, i ftohti do
të vijë duke u shtuar, duke bërë që në fundjavë temperaturat të zbresin
deri në -6 gradë celsius.

Ky është parashikimi më i fundit i “Meteoalb”, i cili thekson se në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

“Mot i kthjellet por i ftohte do te mbizoteroje deri per vitin e ri
ne vendin tone, perjashtuar zonat malore ku gjate fundjaves do te kene
rreshje te pakta debore.

Megjithese kthjellime temperaturat vijojne te ulen per shkak te
masave ajrore me origjine veri-verilindore duke bere qe gjate fundjaves
dhe dites se hene te zbresin ne -6 mengjesi ne zonat malore deri ne 10°C
mesdita”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re