Mëlçia nuk është vetëm organi ynë i brendshëm më i madh, por gjithashtu kryen një sërë detyrash jetike.

Organi, i cili peshon rreth 1.5 kg, ndodhet nën brinjë në anën e djathtë të gjoksit dhe ka një furnizim jashtëzakonisht të lartë të gjakut. Më shumë se një e katërta (28%) e sasisë totale të gjakut të pompuar përmes zemrës dhe mushkërive rrjedh përmes saj – shumë më tepër sesa përmes trurit ose muskujve. Vetëm një pjesë e vogël e kësaj është gjak arterial, pra gjak i pasur me oksigjen. Pjesa më e madhe përbëhet nga gjaku venoz i errët. Ai është i pasur me lëndë ushqyese, të cilat i transporton nga zorrët dhe i furnizon në mëlçi, “centralin elektrik” të trupit tonë. Vetëm këtu krijohen substanca nga ushqimi që organizmi ynë mund t’i përdorë më tej.

Cilat janë funksionet e mëlçisë?

Mëlçia ka një shkathtësi të madhe. Ai ka aftësinë të krijoj nga një substanc e njëjt disa substanca të reja dhe të ndryshme. Kolesterolin për shembull e përdor për të prodhuar hormone, për të prodhuar acide biliare dhe për përbërës të membranës qelizore.

Mbi të gjitha, mëlçia prodhon yndyrna, sheqerna dhe proteina në një formë të përdorshme për trupin. Ai konverton substancat e tretshme në yndyrë në ato të tretshme në ujë, në mënyrë që ato të mund të ekskretohen përmes veshkave.

Një nga detyrat kryesore të mëlçisë është funksioni i saj detoksifikues. Mëlçia filtron substanca të papërdorshme apo edhe të dëmshme nga gjaku dhe i zbërthen ato. Ka një veçori të veçantë të mëlçisë: Në ndryshim nga organet e tjera, mëlçia vështirë se ka “sistemin paralajmërues” të dhimbjes. Megjithatë, një mëlçi e mbingarkuar e tregon në mënyrë indirekte. Për shembull, ankesat e përgjithshme si lodhja, çrregullimet e gjumit, fryrjet, të përzierat ose humbja e oreksit mund të jenë tregues të një çrregullimi në metabolizmin e mëlçisë. Nëse faktorë të dëmshëm ndikojnë në mëlçi vazhdimisht dhe për një periudhë të gjatë kohore, mund të rezultojnë sëmundje të rënda.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme të jesh në gjendje të mbështesësh organin me barishte kur është i sëmurë.

Përmbledhje e detyrave të mëlçisë:

  • Struktura, zbërthimi dhe shndërrimi (metabolizmi) i yndyrave, proteinave dhe sheqernave
  • Ruajtja e burimeve të energjisë (glikogjen, yndyrna)
  • Detoksifikimi: Thyerja dhe shndërrimi i substancave të huaja si medikamentet ose helmet
  • Formimi i proteinave të rëndësishme të gjakut dhe komponentëve të koagulimit të gjakut
  • Prodhimi i acideve biliare për tretjen e yndyrës

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://.loges.de/ratgeber/die-aufgaben-der-leber

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re