Neveria e adoleshentëve ndaj Facebook jo vetëm që kërcënon të ardhurat e kompanisë por edhe dominancën si ofrues i një identiteti.

Platforma e kyçjes Facebook Login i mban njerëzit të lidhur me rrjetin social për të aksesuar me lehtësi aplikacione të tjera pa një emër përdoruesi apo fjalëkalim me vete.

Por përdoruesit e rinj të cilët neglizhojnë Facebook në favor të Instagram, rrjeti social rrezikon të humbasë një prej pika kryesore të aksesit në jetët tona.

Ndërkaq besnikët e Instagram janë të detyruar të përdorin sete të ndryshme kredencialesh për të menaxhuar të dhënat e tyre personale.

Megjithatë një funksion i ri është në zhvillim i cili do ta bëjë më të thjeshtë menaxhimin e disa kredencialeve në shërbime të ndryshme.

Instagram e quan “Main Account” dhe përdoruesit mund të zgjedhin një prej profileve si llogari kryesore dhe më pas të lidhin llogaritë shërbimesh të tjera me të.

Duke hyrë në llogarinë kryesore, hyni në të gjithë llogaritë e lidhura bashkë. Tani e tutje përdoruesit duhet të mbajnë mend vetëm një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Kështu përdoruesit mund të ndërveprojnë edhe më tepër në Instagram.

Funksioni “Account Linking” mund të përmirësojë më tej edhe platformën e lidhjes së Instagram. Aktualisht aplikacionet e palëve të treta përdorin platformën për të kompozuar postime dhe histori dhe shpërndarë ato direkt në Instagram.

Në disa raste përdoren për të matur aktivitetin e llogarive të biznesit. Por Instagram potencialisht mund të zgjedhojë platformën për të sjellë më shumë identitet si në rastin e Facebook Login.

Kështu përdoruesit mjafton të kyçen me llogaritë kryesore e më pas të përzgjedhin profilin që dëshirojnë për të përdorur apo ndarë me aplikacione të tjera.

Zbulimi i “Account Linking” u bë nga TechCrunch për të cilin Instagram refuzoi të komentonte.

Duke përdorur platformën e kyçjes Facebook Login, rrjeti social sot ka kolonizuar uebin duke shpërndarë kudo butonë dhe logon e saj si alternativë për tu regjistruar në një shërbim të ri.

Kjo ka ndihmuar kompaninë të rrisë bazën e përdoruesve por edhe të grumbullojë të dhëna rreth asaj çfarë bëjnë në ueb. Në fakt “Facebook Login” është një prej veçorive më të fuqishme të kompanisë ku konkurrenca mungon.

Google gjithashtu ka platformën e saj të identitetit por njerëzit ndërsa përdorin çdo ditë e më shumë verifikimin me dy faktorë po bëhet më e vështirë për të përdorur platforma të tilla.

Snapchat gjithashtu po përpiqet të zhvillojmë platformën e saj. Gjithashtu nëse planet e Facebook me Instagram shtojnë siç duhet me platformën e identitetit, kompania do ta ketë më të lehtë të ofrojë komunikim të enkriptuar mes Facebook, WhatsApp dhe Instagram. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re