Një aksident ka ndodhur  në qendër të Fiersheganit, në aksin nacionale Berat- Lushnje.

 

Mësohet se një motocikletë është përplasur nga një automjet tip fuoristradë.

 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti me targa TR3355F ka përplasur motoçikletën që po kalonte aksin në drejtim të rrugës rurale.

 

Pas përplasjes është konstatuar se drejtuesi i motoçikletës është dëmtuar lehtë në pjesën e kokës, ndërsa ishte i papajisur me  kaskë mbrojtëse, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Duhet thënë se motoçiklistetat dhe biçikletat janë pre e shumicës së aksidenteve, pasi drejtuesit e tyre nuk respektojnne rregullat e qarkullimit.

 

Policia ka shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes për dokumentimin e saj dhe disiplinimin e trafikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re