Zv. kryeministri Erion Braçe vijon t’i përgjigjet kritikëve të cilët i kërkojnë të veprojë lidhur me atë që ai e quan “fuqia e betonit”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai sqaron se ka beteja që nuk bëhen me telefon por publikisht.
“Faleminderit per kritiken! Sinqerisht!
Une Viktor Malajn nuk e njoh, se kam takuar kurre dhe pak rendesi ka;
I lexoj cdo gje qe shkruan dhe e cmoj analizen e tij, kritiken posacerisht.
Sepse e cmoj dua ta falenderoj publikisht per kritikat ndaj meje.
Por meqe kritika lidhej me nje qendrim timin shume publik mbi “fuqine e betonit”, dua te shtoj edhe ca rreshta me shume.
Ragimet e shumta pas qendrimit, sillnin ne vemendje dy ceshtje:
E para, dyzimin mes qytetarit dhe zevendeskryeministrit-duke e mohuar te parin natyrisht;
E dyta, pafuqia e zevendeskryeministrit per te zgjidhur kete ceshtje.
(Pati dhe nje te trete, referuar mendimit banal, ordiner te atij qylsit sipas te cilit meqe ky dhe ai jane ne pushtet, njeri sduhet ta flase se helbete i heq te drejten qylit te gjobise).
Pra, gjithcka vertitet tek fuqia;
Atehere, une nuk dua ti zgjidh gjerat me fuqine e pushtetit, vecanerisht kur behet fjale edhe per interesa te mia.
Me nje telefon timin tek drejtori i polocise apo i inspektoriatit te mbrojtjes se territorit,
zgjidhet edhe ai hall;
Po a eshte fuqi kjo?
Kam pare plot qe mburren me kete fuqi qe eshte e pakices, mu si fuqia e betonit perballe.
Une quaj fuqi ate te institucionit, ligjore e transparente qe i sherben gjithkujt, me nje telefon-jo timin, por te qytetarit qe kerkon zbatimin e ligjit;
Une quaj fuqi ate te kultures qe respekton jo vetem fitimim, normen e larte te tij, por edhe rregullat e nje komunitetit te gjere qe per fitim ka jeten normale.
Ndaj, ka beteja qe nuk behen me telefon, por behen me ze dhe publikisht!
Pune e madhe se dukem une i pafuqishem nga karrigia e zevendeskryeministrit!”, shkruan Braçe. (TemA)