Kokrrat e trëndafilit të egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.
Ato thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit.
Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e Trëndafilit të Egër, por edhe të bimëve të tjera mjekësore, të cilat pas grumbullimit kanë si destinacion eksportin, por edhe tregun vendas. Trëndafili i egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.
Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës.
Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë medicinal. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C.
Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.
Vlerat Shëndetësore të trëndafilit të egër
Plot me antioksidantë
Këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive.
Parandalon diabetin
Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.
Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperiemente për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.
Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.
Parandalon melanomën e lëkurës
Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës.