Një person është plagosur pasditen e kësaj të shtune në Librazhd, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Një furgon ka dalë nga rruga duke u përmbysur, si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirakë të Librazhdit, ku furgoni me targë AA079NY për shkak të largështirës ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Librazhdit ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re