Skip to content

Furgoni ‘fluturon’ nga rruga dhe përfundon në përrua, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Mirakë të Elbasanit ndërsa një furgon mallrash ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi.

Mësohet se furgoni me targë AA079NY ka përfunduar disa metra jashtë rrugës në një përrua dhe shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte por edhe lagështira në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbulojë më tepër detaje për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.