Skip to content

Furgoni me pasagjerë bie nga lartësia në Qafën e Muzinës, humbin jetën 5 persona

Screenshot 15 2

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Gjirokastër- Sarandë në zonën e njohur si Qafa e Muzinës. Një makinë fuoristradë me drejtuese shtetasen me inicialet R.Ç, është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Screenshot 7 2

Furgoni ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej disa metrash. Për pasojë kanë ndërruar jetë 5 persona, mes tyre dhe shoferi i furgonit. Ky i fundit, bënte rrugën Tiranë- Sarandë prej mëse 15 vitesh.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me dinamikën e aksidentit.