Një automjet tip furgon që transportonte mallra drejt Peshkopisë u bë shkak për një aksident në të cilin u dëmtuan 5 mjete të parkuara.

 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Klosit kur mjeti tip furgon ka goditur fillimisht një mjet tip fuoristradë e cila ishte e parkuar, e më pas mjetet kanë goditur njëri-tjetrin.

 

Nga aksidenti ka të lënduar lehtë, ndërsa dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë humbur kontrollin për shkak të lodhjes.

 

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re