Banka Europiane per Rindërtim e Zhvillim do te financoje dy projekte te rëndësishme per përmirësimin e furnizimit me ujë ne Tirane. Kryetari  Erion Veliaj ka firmosur ne Londër marrëveshjen me BERZH per  dyfishimin e kapacitetit te Bovilles dhe vendosjen e sistemit filtrues si dhe ndërtimi e linjës direkte nga liqeni drejt zonës se Astirit dhe Kasharit.
 
Veliaj deklaroi se Tirana është qyteti korrekt ne pagesën e ujësjellësit.
 
Kryetari i bashkisë u shpreh se brenda pese vitesh kryeqyteti do te ketë uje te pijshëm 24 ore pa ndërprerje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko