Kuvendi ka miratuar gjatë seancës plenare të ditës së sotme, tre aktet normative që i hapin rrugën ardhjes së vaksinës në Shqipëri dhe finalizojnë marrëveshjen e arritur me Pfizer. Të treja aktet janë miratuar me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Aktet e miratuara:

Akt normativ nr.1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti Covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”.

Akt Normativ nr.38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës AntiCovid-19 të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë.”

Akt Normativ nr.3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re