Forcat e Komisariatit Nr.6 ne Tirane ne kuader tre operacionit te koduar “Baza” kan zbuluar një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat  që merren me veprimtari kriminale duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municion luftarak.

 

Efektivet arrestuan n flagranc shtetasin Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

 

Ky shtetas  kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

 

– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

 

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

 

– dy armë sportive.

 

– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re