Ministria italiane e Shëndetësisë po përballet me kritika të ashpra pas zbulimit të një projekti pandemik COVID, i cili do ju lë mjekëve që të zgjedhin se cilët pacientë do të marrin kujdes shpëtues.

Kjo është hera e parë që Italia ndryshon planin e saj për pandemitë që nga viti 2006. Mungesa e një plani adekuat besohet se ka kontribuar në vdekshmërinë e tyshme nga COVID, sipas The Guardian.

Drafti i kopjes së planit pandemik 2021-2023 viti përcakton që, megjithëse punonjësit shëndetësorë janë të detyruar të sigurojnë kujdesin më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët, ekzistojnë rrethana për shkak të të cilave është e nevojshme të përcaktohet se kur ata duhet të bëjnë diferencime.

Faqja 25 e planit thotë: “Një çekuilibër midis nevojave dhe burimeve të disponueshme mund të rezultojë nga miratimi i kritereve të triazhit në qasjen në terapi”, dhe për këtë arsye “burime të pakta mund të alokohen për të siguruar trajtimin e nevojshëm preferencial për ata pacientë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë”, transmeton nga Guardian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re