Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu firmos urdhrin për gjashtë ndryshime në kupolën e policisë së shtetit. Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe dhe të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër.

Ferdinad Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë Korçë

Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat

Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier

Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë

Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër

Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re