Me emërimin e Gent Gazhelit në krye të doganave, pritet të ndodhin ndryshime dhe në strukturën poshtë të këtij institucioni, duke vendosur në pozicione kyçe njerëz të besuar të tij.

Burime të brendshme bëjnë me dije për Faxweb.al, se Gazheli pritet që të vendosë Julian Mehjan në postin e drejtorit të antikontrabandës.

Mehja deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të degës së doganës në Tiranë, ndërkohë që vendin e tij pritet që ta zërë Admir Hoxhalli. Po ashtu në doganën e Kakavije pritet që të vendoset Ergys Kateshi duke zëvendësuar Rubin Shehun.

Burimet saktësojnë se ministrja Denaj, që është edhe e sektorit përkatës, është lënë jashtë loje në këto ndryshime, pasi të gjithë emrat që janë zgjedhur apo do të zgjidhen, janë persona të afërt me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Burimet saktësojnë se dhe vetë Gazheli, do të jetë i përkohshëm në krye të doganave, dhe nuk do të zgjasë në këtë pozicion më shumë se dhjetori i këtij viti, pas një eskperience të shkurtër dhe në krye të Albpetrol, ndërsa më herët ka qenë dhe ambasador i Shqipërisë në Turqi.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re