
Ndeshja Bodo/Glimt-Inter do të luhet rregullisht, pavarësisht alarmit për gjendjen e fushës sintetike në “Aspmyra Stadion”.
Pas shqetësimit të shprehur nga trajneri Cristian Chivu gjatë stërvitjes së fundit, inspektimi nga delegatët e UEFA-s ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet sipas planit.
Punonjësit e stadiumit po punojnë me rula deri në minutat e fundit për të eliminuar vijat e krijuara nga makineritë e pastrimit të borës.
Sipas udhëzimeve të UEFA-s, çdo ngritje e mundshme e tapetit gjatë lojës do të trajtohet si normale.
Interi do të duhet të përballet jo vetëm me një terren të vështirë, por edhe me temperatura ekstreme që pritet të arrijnë nga -6 deri në -12 gradë Celsius.
Bodo/Glimt-Inter nis në ora 21:00.



