Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë të dhënë për Fax News u shpreh se në këto 8 vite qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetarët shqiptar dhe i ka lënë në baltë pasi është rritur varfëria, papunësia dhe janë ulur mundësitë e punësimit dhe të studimit.

Sipas saj qeveria Rama nuk ka bërë asnjë hap përpara, por ka bërë vetëm hapa pas në sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Ndër të tjera Vokshi tha se qytetarët me 25 prill do e kthejnë Shqipërinë në duart e tyre pasi do të kenë një qeverisje që nuk do të mendojë për pushtetarët, por për qytetarët.

“Padurimi për të ndryshuar, për të sjellë ndryshimin në datë 25 shihet në sytë e çdo qytetari sepse në 8 vjet kjo qeverisje nuk ka bërë asgjë, kjo qeverisje ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët në baltë, çdo familje shqiptare i ka ardhur laku në fyt.

Po të kthehemi pas, a është bërë një hap përpara në ekonomi, asgjë, rënia ekonomike është në pikjatë, është rritur varfëria, është rritur papunësia, janë ulur mundësitë e punësimit, mundësitë e studimit, mundësitë e arsimit, pra në çdo sektorë nuk është bërë asnjë hap përpara.

Shqipëria pavarësisht mundësive dhe burimeve njerëzore apo resurseve që ajo disponon në vend që të shkëlqente në shumë sektorë ka bërë asnjë hap përpara përkundrazi në pjesën më të madhe të tyre ka bërë hapa pas. Ndaj entuziazmi është shumë i madh.

Qytetarët çdo ditë e më shumë në çdo takim që unë kam bërë në njësinë time, por në çdo takim që bëjnë drejtuesit politikë të PD apo strukturat e PD në terren me qytetarët, ata po e kuptojnë që kanë ndryshimin, pra mund të ndryshohet kjo situatë e krijuar pas 8 vjetësh që Edi Rama i ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët në baltë.

Me datë 25 ato kanë mundësi në që të kthejnë Shqipërinë atje ku duhet, të kthejnë vendin në duar të qytetarëve, pra Shqipërinë në duart e qytetarëve, atje ku ajo u përket dhe të kenë një qeverisje që të mos mendoj më për pushtetarët, por të mendojë për qytetarët“- u shpreh Vokshi.



(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re