Skip to content

Fushata dhe zgjedhjet e 11 majit pas arrestimit të Veliajt, Rama: Unë do jem në Tiranë! Kryeqyteti do i japë PS-së numrin më të madh të deputetëve

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se do të marrë pjesë në fushatën elektorale të 11 majit në Tiranë, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në ceremoninë për 105-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, Rama u shpreh se do t’i bashkohet skuadrës së deputetëve të Tiranës.

“Nga gjithë ajo që ndodhi dje, dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e  Tiranës”, tha ai, ndërsa shtoi se në 11 maj, Tirana do t’i japi numrin më të madh të deputetëve Partisë Socialiste.

 

Rama: Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. 

Nga gjithë ajo që ndodhi dje, dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e  Tiranës.

Nuk diskutohet që në 11 maj, Tirana do t’i japi numrin më të madh të deputetëve që i ka dhënë ndonjëherë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve.

“”