Skip to content

Fushata e 25 prillit, Meta hap median e vet: Këtu në Presidencë do të ketë dhe një portal

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se në Presidencë do të hapet një portal për problemet zgjedhore.

Kreu i shtetit tha se të gjitha problemet do të pasqyrohen aty dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rinovojnë kartat e identiteti dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të gjithë qytetarët të shkojnë të rinovojnë kartat e tyre të identitetit siç bëra unë.

Këtu në Presidencë do të ketë dhe një portal që do të pasqyrojë të gjitha shqetësimet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Të gjithë qytetarët duhet të dalin në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre”, tha ndër të tjera Meta.

Më tej tha se pas 25 Prillit në vend do të rivendoshet rendi kushtetues dhe do të rithemelohet shteti