I ftuar në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv mjeku Drilon Çupi nga Gjermania komentoi nisjen e fushatës zgjedhore sot në Tiranë nga dy partitë më të mëdhaja në vend.

“Është skandaloze fushata e PD-së. Në rast se sillemi kështu me një fushatë të tillë, kjo është një bombë infektive për të gjithë qytetarët.

Përsa i përket anës tjetër, kryetarit të PS më duhet të them që është një miting model. E pash takimin nga pikëpamja e mjekut dhe janë përpjekur të mbajnë distancat dhe maskat, e të respektojnë rregullat anti-Covid. Isha i gëzuar që ana tjetër e ka bërë një model të aplikimit të këtyre masave.

Pastaj se si do të vijojë kjo fushatë le t’ia lëmë kohës. Por të gjithë qytetarët shqiptarë në këto zgjedhje duhet të vlerësojnë një indikator të rëndësishëm, se kush palë është për njerëzit.

Nëse opozita apo pozita nuk respekton masat e kovidit, do të thotë që edhe të nesërmen pas 25 prillit nuk do ta ketë përgjegjësinë profesionale dhe morale që të jetë për ju, për shëndetin tuaj.

Në këto zgjedhje jemi në pandemi dhe në këto zgjedhje dhe indikator shumë kyç është se si krerët e partive politike do të zbatojnë rregullat anti-covid”, u shpreh mjeku në Shqip show./dritare.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re