Regjisori i njohur Edmond Budina ka folur ditën e sotme për fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai u shpreh në një intervistë për Panorama TV se PS nuk paraqet program por e bazon fushatën e saj në gjuhën denigruese dhe bullizëm.

“Më thoni nëse qeveria në pushtet ka paraqitur ndonjëherë program. Ata gjithçka e kanë vendosur mbi batutën, mbi bullizmin, denigrimin e tjetrit. Në vend që të ishte një debat i hapur mes kandidatëve, këta merren me batuta, me denigrim. Ne jemi një vend pa kulturë sepse politika përfaqëson edhe kulturën e përgjithshme të një vendi.

Kjo tregon që jemi në një nivel të ulët dhe kryesisht në këtë periudhë të këtij sundimi të pushtetit. Edhe sikur një qeverisje të ishte perfekte ajo duhet të ndryshohej. Kjo është përherë përparim. Sjell gjithmonë një gjë të re. Të qëndruarit gjatë në pushtet e kalb pushtetin nga brenda. Sepse fillon nepotizmin, pasurimi, mendimi që unë jam zot dhe bëj sit ë dua. E mbështes fort opozitën, kushdo qofshin ata., Në emër të ndryshimit. Kjo është e mirë për Shqipërinë. Nëse këta vazhdojnë të mbretërojnë ashtu siç kanë bërë”, u shpreh Budina.

Ai theksoi se gjuha që kryeministri përdor është e papranueshme dhe në një vend normal qytetarët do e kishim marrë me shqelma.

“Është e turpshme, palaçollëk ,fare e papranueshme gjuha që kryeministri përdor. Niveli më i ulët i shoqërisë shqiptare. Më vjen dhe turp ta përmend. A e dinë shqiptarët këtë? Në një vend normal do ta zinin me shkelma. Nuk i zënë me shkelma këta njerëz që bullizojnë dhe përdorin një gjuhë të turpshme. Është niveli i ulët kulturor i atyre që e duartrokasin dhe e qeshin atje në radhët e tyre. Ata janë shndërruar në qenie çnjerëzore.

Kur kryeministri po kërcente dhe i bie të fikët një zonje atje dhe kryeministri bën sikur nuk e shikon dhe kthehet në anën tjetër. Duhet ta përmendte atë njerëz dhe pastaj të vazhdonte tallavanë. Janë të blerë të gjithë. Për një vend pune. Për një projekt dhe për bukën e gojës në fund të fundit. Njerëzit nuk e kanë kulturën demokratike dhe kulturën e përgjithshme. Dua që qytetarët të japin një mesazh. Ka një frymë por ka edhe një makineri monstruoze të pushtetit që janë ngritur kundër opozitës”, deklaroi Budina.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re