Gara presidenciale mes Trump dhe Biden, vijon të jetë mjaft e ngushtë dhe disa shtete kyçe, po vendosin fituesin.

Një prej këtyre shteteve është Wisconsin, ku Biden udhëheq vetëm me rreth 20 mijë vota.

Fushata e Trump sapo ka deklaruar se do të kërkojë menjëherë një rinumërim të votave në këtë shtet, për shkak se konsideron se ka “parregullësi”,

“Ka patur raportime për parregullësi në disa zona të Wisconsin, të cilat ngrenë dyshime serioze për vlefshmërinë e rezultateve… Presidenti është brenda rregullave për të kërkuar një rinumërim dhe do ta bëjë këtë menjëherë“, u shpreh menaxheri i fushatës Stepien.

Nga ana tjetër, Trump ka sugjeruar se votat po manipulohen në disa shtete, me një seri postimesh në Twitter. Ky është një rast i paprecedent, kur presidenti i SHBA-ve, vë në diskutim integritetin e procesit të numërimit të votave.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re