Fotografia e një të riu që përkrah fushatën e Presidentit të SHBA-ve për vitin 2020 rezulton të jetë shkrepur në Turqi, e jo në Uashington siç ceket në diçiturën e saj.
Ajo në fakt është shkrepur në qytetin Izmir të Turqisë. Fotografia e cila gjendej në video-spotet promovuese të Donald Trump nxjerr dyshimet nëse përkrahësit aktual të Donald Trump janë vërtetë amerikan apo jo.
Së fundmi, ka dalë të dhënat se të gjitha klipet e realizuara nga ekipi promovues i fushatës është realizuar nga aktorë që janë paguar me shifra të mëdha, dhe asnjë nga përkrahësit e rëndomtë të Presindetit amerikan.
“Thomas nga Uashingtoni” e ka kapur vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale në Turqi.
Fotografia është nga një faqe interneti shumë e popullarizuar të fotografive ku shiten imazhe.
Në këtë rast, djali me mjekër të tipit “hipster” as që e kishte idenë se ku përfundon fotografia e tij për të cilën u pagua nga kompania GM Stock Films.