Kandidatja e PS-së Milva Ekonomi për qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit, ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 teksa foli për ecurinë e fushatës elektorale, e cila është drejt fundit.

Ekonomi theksoi se fushata zgjedhore është e qetë pa postera dhe tam-tame.

Sipas saj, fushata e PS është e përqëndruar me komunikimin e sfidës të arritjes së Shqipërisë në BE në vitin 2030.

Gjithashtu Ekonomi deklaroi se në Durrës synojnë 9 mandate.

“Objektivi në Durrës janë 9 mandate”, tha deputetja e PS.

Ekonomi: Fushatë e qetë. Fushata nuk ka postera, nuk ka tam tame, është komunikim me publikun, komunitetit ku garohet. Për arsye që voton diaspora, duhet të dilje me listë më parë. 1 muaj u kalua duke komunikuar me strukturat. Shqipëria në BE duhej përkthyer në dy nivele, me strukturat dhe me strukturën në komunitet. Unë që vij nga ekzekutiv e kuptoj shumë mirë integrimi në BE.

Faza e parë e shpjegimit, duhej përkthyer dhe në nivel lokal me popullsinë në rajone të ndryshme. Me qasjen e re, ndryshimi i ndarjes administrative ka bërë përdorim më të mirë të financave. Borxhet e njësive lokale ka filluar të bien. Duhet ta shpjegosh në këtë formë. Kjo zgjatje e fushatës është për ne kandidatët që duhet të punojmë më fort. Shpjegimi është që BE, ne e shikojmë në majë Shqipërinë në 2030.

Anëtare të një klubi elitar. Kemi elementë sigurie, elementët e detyrave që kemi bërë. Reforma në drejtësi, forcimi i të drejtave të njeriut. Na është hapur mundësia për tu ulur në tryeza dhe për të pasur një tërësi masash, që duhet ti bëjmë sipas këtij kalendari. PS e ka marrë këtë proces seriozisht. U krijuar komisioni për thellimin e reformave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko