Akademik Artan Fuga foli ditën e sotme për fushatën elektorale të partive politike për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai tha në një intervistë në Panorama TV se maxhoranca kishte një avantazh elektoral për shkak të rezultatit në zgjedhjet e shkuara lokale.

Nga ana tjetër ai theksoi se problemet me identifikimin elektronik kanë rritur mosbesimin në lidhje me rregullsitë e procesit.

“Modeli është i tillë që i jep avantazhe forcave qeverisëse. Pushteti lokal duhet pasur katër vite duart të lira i kishte të gjitha mundësitë të kishte një avantazh elektoral shumë të madh në raport me opozitën. Opozita ishte në atë situatë që e dobësonte shumë në ato kushte që ishte.

Nuk kishte komisionerë, nuk kishte emrin e drejtuesit në fletën e votimit, nuk u lejua të mbante logon e vet, ishte e përçarë dhe vjen këtu te ajo që opozita thotë që kishte vjedhje, blerje dhe të gjitha me radhë. Ajo që kam parë unë ishte se situata në qendrat e votimit nuk dukej e qetë.

Fakti që identifikimi digjital i zgjedhësve pati defekte linte të kishte rritje të mosbesimit për saktësinë e zgjedhjeve. Këto janë fakte që dihen. Kur unë lexoj se 670 mijë vetëve i janë dërguar zarfa me lekë në shtëpi, unë nuk jam në gjendje të hamendësoj që të dalë një shqiptar ndër ta të thotë mua më kanë dhënë lekë”, deklaroi Fuga.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re