Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo ka analizuar diskursin e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 14 Majit.

Capture

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Milo u shpreh se Rama ka pasur një strategji elektorale për të goditur kandidatët e opozitës, pa u marrë me programet e tyre për të drejtuar bashkitë.

“Kryeministri ka bërë mitingje elektorale ndaj të gjithë kandidatëve. Ka qenë një strategji elektorale e Partisë Socialiste dhe e kryetarit për të goditur kandidatët. Çështja Beleri ka qenë pjesë e strategjisë elektorale të Partisë Socialiste për të zhvleftësuar para elektoratit.

Nuk u mor me platformën por me goditjen e kandidateve për t’i nxjerrë jashtë loje. Në shumicën e rasteve ia arriti qëllimit. U sulmuan qëllimisht për t’i zhvleftësuar në vlerat e tyre intelektuale dhe profesionale para zgjedhësve”, tha Milo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re