Kandidati i koalicionit qeveritar për president të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në gjysmën e parë të fushatës ka shpenzuar tre herë më shumë para se sa rivalja kryesore, kandidatja i opozitës Gordana Siljanovska.

Sipas pasqyrave financiare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në 10 ditë Siljanovska e VMRO-së ka shpenzuar 163,000 euro, ndërsa Pendarovski ka  shpenzuar 484,000 euro.

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore filloi më 1 prill dhe zgjat deri në 19 prill në mesnatë.

Raundi i parë i votimit do të mbahet më 21 prill dhe një i dyti, nëse do jetë nevoja, do të mbahet më 5 maj.

Mandati i presidentit të katërt maqedonas, Gjorgje Ivanov përfundon më 12 maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re