Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar një takim ndryshe me në zonën e “Durrësit të Ri” dhe Spitallës.

igli-cara-696x459

Gjatë takimit me përfaqësues të komunitetit mirditor në qytetin bregdetar, ishte i pranishëm edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mirditë Albert Mëlyshi.

Dy kandidatët u zotuan se pas 14 majit pushteti vendor rikthehet në duart e qytetareve dhe se në qendër të investimeve do jetën njerëzit e jo fasadat.

“Rikthimi i pushtetit lokal në duart e qytetarëve dhe investime që kanë në fokus njerëzit dhe jo fasadën”- Kjo ka qenë kryefjalë e takimit të zhvilluar nga Kandidati për Bashkinë e Durrësit Igli Cara më një përfaqësi të komunitetit mirditor në Durrësin e ri.

Nga ana tjetër, Mëlyshi ftoi mirditorët që votojnë në qytetin bregdetar të votojnë masivisht Igli Carën dhe kërkoi votën për vete dhe koalicionin nga mirditorët që votojnë ende në vendlindje.

Melyshi i ftoj që në 14 maj të bëhen pjesë e ndryshimit duket votuar për opozitën. Sipas Mëlyshit krahina e Mirditës ka qenë e diskriminuar në investime e pasojë sot po përballet me shpopullim masiv, ndaj sipas tij qytetarët duhet të reagojnë me votë.

Ndërkohë kandidati për Bashkinë Durrës Igli Cara vlerësoi rolin e komunitetit mirditor në Durrës dhe arritjet e tij, teksa u shpreh se ne 14 maj shqiptarët do shpëtojnë me vote pluralizmin. Cara u shpreh Bashkia do ketë vëmendje të shtuar sa i përket investimeve në zonat e reja të banimit të krijuara pas viteve 2000.

Sjellim në vëmendje se në Durrës dhe rrethina jeton një komunitet prej 15 mijë banoresh, të cilët kanë ardhur dy dekadat e fundit nga Mirdita, një numër i konsiderueshëm qytetarësh, që mund të bëjnë diferencën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re