Prezantuesja e emisionit të mëngjesit në Top Channel, Ori Nebiaj, kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo kandidon për Partinë Demokratike në Tiranë dhe renditet e 18-a në listë.

Pavarësisht kësaj, pra faktit se i duhet të dalë në fushatë çdo ditë, ajo vazhdon edhe emisionin në Top Channel.

Dhe këtë mëngjes, ajo ka pasur të ftuar vetë kundërshtarin e saj, kryeministrin Edi Rama.

Nebiaj e ka marrë në intervistë Ramën, për të treguar planet e këtij të fundit, pse e do një mandat të tretë.

Një ngjarje kjo e pazakontë në fushata, pasi në një farë mënyrë, kandidatja e PD-së ka bërë fushatë për kundërshtarin, duke i dhënë atij mundësinë dhe hapësirën për të treguar pse do të rizgjidhet kryeministër.

Ajo megjithatë është përpjekur të tregojë anën e saj opozitare, duke i bërë disa pyetje me “spec” Ramës, si deklarata e tij për punëtorët nga Bangladeshi apo për Vjosën, duke qenë se Rama fliste nga Përmeti.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re