Prej një jave banoret në fshatin Dardhe te Fushe Arrezit jetojnë me rrezikun e shembje se banesave nga rrëshqitja masive e dherave.
 
Kin Marashi, shtëpia e te cilit po shkatërrohet, kërkon nga shteti strehimin e 8 anëtarëve të familjes së tij.
 
Për të pare nga afër situatën ishte kryetari i bashkisë së Fushë Arrerzit Fran Tuci.
 
Ndërkohe nënkryetari i bashkisë Ndue Doda e vuri theksin te nevoja imediate e evakuimit dhe të strehimit të banorëve pasi sipas tij, tashmë rrezikohen të gjitha banesat.
 
 
Bashkia Fushë-Arrëz, po përpiqet të gjeje zgjidhje provizore, duke strehuara familjet e prekura në kishën e fshatit Dardhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re