Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Muriqan, ku motoçikleta që drejtohej nga Lul Toli nga fshati Derven ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motoçikletës.

Policia Rrugore e Fushë Krujës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re