Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit, në fshatin Bubq, ku deputeti Socialist Rrahman Rraja ka debatuar  me një nga anketuesit e Ora News.

Sipas burimeve Rraja ka larguar anketuesen e Exit Poll,  nga ambienti i jashtëm i qendrës së votimit duke i thënë mashtruese. Më pas ka qenë gazetarja e Ora News, që ka ndërhyrë, duke i thënë se anketuesja e cila është larguar me fyerje nga deputeti ka autorizim. Ndërkohë Rraja e ka mohuar se e ka quajtur mashtruese anketuesen.

Rrahman Rraja: Ku ta di unë, se ju nuk e shtypni butonin për PD-në. Ata janë studentë, po kush ma mbush mendjen mua

Gazetarja: Ata nuk  ardhur të ju mbushin mendjen juve

Rrahman Rraja: Më erdhën mbrapa.

Gazetarja: Vajzën e keni larguar ju

Rrahman Rraja: Unë i kam thënë largohu

Gazetarja: I keni thënë vajzës mashtruese

Rrahman Rraja:  Nëse i kam thënë se je mashtruese , unë dorëzoj mandatin dhe jap dorëheqjen. Unë i thashë që të dilni nga këtu atje.

Gazetarja: Janë të autorizuar të qëndrojnë në ambientet e votimit. Vajza nuk ka ardhur për fushatë.

Rrahman Rraja:  Ashtu tha fshatari, që ka ardhur për fushatë.

Gazetarja: Vajza është kërcënuar, dhe ju i keni thënë se është mashtruese.

Rrahman Rraja:  Çfarë të keqe ka po të rrijë këtu dhe jo atje.

Gazetarja: Ka autorizim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re