Dy vëllezër mbetën te plagosur pas një konflikti pronësie. Ngjarja ndodhi rreth orës 11 te paradites tek tregu i Fushë Krujës. Debati mes familjeve Çela e Stafuka pranë tregut të qytetit ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta ku për mbetën të plagosur Desart e Ervi Çela 17 dhe 25 vjeç. Për shkak të plagëve vëllezërit u dërguan drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Sipas policisë shkak i përplasjes mes dy familjeve është bërë një konflikt i vjetër për pronësinë e një pikë basti. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa persona nga te dy familjet të cilët po merren në pyetje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re