Prej kohesh zona e Fushe Krujës përballet me tymit e plehrave qe digjen ne fshatin Halil. Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave çliron gazra helmuese, duke rrezikuar shëndetin e mijëra banorëve. Prej 3 muajsh, 300 banorë të zonës ankohen se situata është përkeqësuar. Ata kërkojnë ndërhyrjen ë menjëhershme të autoriteteve, pasi gjendja po bëhet e padurueshme. Por zyrtarë të bashkisë së Fushë Krujës justifikohen se nuk mund të bëjnë asnjë ndërhyrje, për shkak të mungesës së fondeve.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re