Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Policia thekson se lënda plasëse është vënë në ambientet e jashtme të oborrit të shtëpisë së një 40-vjeçari, por fatmirësisht nuk raportohet për lëndime.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil, Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz.

Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re