Murrizi: Parlamentit i ka ardhur fundi dhe shyqyr që parlamenti i dalë nga një cadër, shqiptarët me 25 prill do të sjellin në këtë sallë fytyrat e moralshme që do të pranojnë votën e qytetarëve, dhe jo për hipokritë që fusin hundët në cdo sqetull e mendere të kujtdo force të madhe politike për të fituar një mandat e karrige. Gallata e këtyre 4 viteve është estrada e viteve të fundit. Këto ditë të fundit po shohim një markatë dimri të lezetshme të ish ministrave të LSI-së që po ftohen një nga një në sofrën e partisdë së virgjër ndaj aferave dhe korrupsioneve të viteve 2013-2017 kur qeverisë së bashku. Edhe unë duke e parë në pragmatizmin tim që në 30 vite kam qenë në politikë, por jo në këtë sallë, s’kam marrë asnjë lekë, s’klam përfituar një tender. Po e shikoj që beteja fallso, hipokrite dhe imagjinare mes këtyre që kanë qeveris dhe atyrte që kanë qenë në qeveri, ka qenë një shaka e madhe në kuyrruiz të qytetarëve shqiptare. Lefteri ka kohë që është me ju, Nasipin e ftuat në një ERTV në stilin 3D, Gledianin do ta ftoni pas 2 ditësh, Silvën e ka ftuar Ervini sot. Nëse gjithë këtë luftë e ka bërë për të thënë se hajdut ka qenë Petriti se ka ngelë pa punë, një nga Mondët ka ikur në presidencë, një Mond tjetër do të shkojë me simotrën.

Po mirë mo, si një ministër tjetër nga ortaku juaj 2013-2017 ka ngelur i paftuar në tavolinën tuaj të kristaltë, në tavolinën e virgjër të korrupsionit tuaj? Uroj që me 25 prill shqiptarët të gjykojnë me votë. 30 vite e njëjta estradë, të njëjtët klloun. Besoj që edhe deputetë të nderuar të PS sot në këtë sallë që nuk kanë asnjë gisht në aferë korruptive, ndihen të kërcënuar nga lukunia e hajdutëve. Më vjen për të vjellë se cfarë keni thënë për ministrat që sot i hapni derën a i shqyeni dritaret për një grup votash që ju gënjen mendja, por shpejt do ta merrni kusurin e thithjes.

Ka ditë që po na e shisni si konspiracioni i Enverit kur blinte raketa pa u prish me Sovjetikun dhe pastaj solli ca raketa rrangalle nga Kina. Dhe këtë dozë qesharake të më pak se 200 vaksinave nga një kompani Pfizer dhe një sekret i madh ashtu si gjithë kohës së pandemisë bënë sekret tendera për letra higjenike, maska e dorashka sikur cënohej siguria kombëtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re