Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka finalizuar operacionin “Shipping” gjate te cilit u sekuestruan veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nëpërmjet një mjeti lundrues.

Dy shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave u vune ne pranga.

 

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), shtetasi R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”.

 

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

 

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë”;

– E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë, administratori i një subjekti tregtar.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë