Teknologjia e veshjeve tashmë është bërë pjesë e botës së modës.  Brenda veshjeve inkorporohen teknologji të cilat reagojnë në mjedisin ku janë dhe gjithashtu sipas emocioneve.

Hana Zeqa, është stilistja nga Kosova e cila krijon fustane që ndryshojnë ngjyrë sipas emocioneve. Këtë pasdite në një bisedë me moderatoren Brikena Prifti, në “Vizioni i Pasdites”, Zeqa ka rrëfyer se has në reagime konfuze për shkak se është një segment në zhvillim e sipër.

Po a është Zeqa shqiptarja e parë që ka arritur të bëjë një revolucion të tillë në botën e modës?

Stilistja thotë se e ka shfrytëzuar si kanal për të shprehur abstrakten, sepse teknologjia ka ekzistuar gjithmonë.

Zeqa: Ka filluar gjatë studimeve, unë kam studiuar kostumografi. Në kuadër të klasave përgjatë studimeve kemi pasur shansin e laboratoreve. Fillimisht është përdorur për veshjet sportive, smart whatches. Në vazhdimësi të këtyre pajisjeve ose zhvillimeve është menduar si mund të integrohen këto pajisje të vogla mikro në tekstil për të realizuar matjen biometrike në mënyrë që të shndërrohet veshja në funksionale dhe afatgjatë dhe të reagojë ndaj stimujve të ndryshmë, siç janë drita apo tingulli ose ndryshimeve të brendshme, siç janë emocionet.

Gjatë studimeve ka qenë e lehtë se ka mqenë e rrethuar me njerëz që flasin gjuhën e njëjtë. Unë projektin e parë e kam realizuar me një studente që studion programimin. Kur jam kthyer në Kosovë kam hasur në reagime konfuze, për shkak se është një segment në zhvillim e sipër. E kuptoj kur njerëzit çuditen se si mundet të vishet një veshje e tillë, a ka bateri, a ka rrymë, a ka kabëll. Nuk është e rrezikshme, po punojmë për të bërë një produkt shumë praktik./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re