Skip to content

Fut dhjetra qen rrugësh në shtëpi për t’i mbrojtur nga uragani Dorian

PICTURED resident of Bahamas brings 97 dogs into her home

Chella Philips po kujdeset për afro njëqind qen gjatë uraganit Dorian në Shtetet e Bashkuara, sipas LADBible.

Ajo, banore e New Providence Island dhe aktiviste e The Voiceless Dogs of Nassau, futi në shtëpinë e saj fiks 97 qen rrugësh.

Në Facebook, ajo postoi foto të qenve që kishte futur aty ku banon vetë dhe shkroi:

“Ka 97 qen në shtëpinë time për momentin. Ata e respektojnë shtratin tim. Askush nuk guxoi të ngjitej mbi të”.

Ajo tregoi se ishulli ku ai jeton nuk është prekur nga stuhia në masën që po prek pjesët e tjera të Shteteve të Bashkuara. Ajo beson se do të duhet një kohë e gjatë që ishulli të shërohet nga efektet e stuhisë.

Siç tha ajo, ka një numër të madh të qenve endacakë në ishujt e tjerë që askujt nuk i interesojnë, dhe vetëm Zoti mund t’i mbrojë ata.