Mbyllja e një viti hap mundësnë për të bërë vlerësimet e duhura por edhe të gjesh gabimet për ti rikuperuar në vitin pasardhës. Kështu po bëjmë një skanim vjetor të futbollit në Berat duke nisur nga ekipi i parë i Tomorit dhe për të vazhduar tek ekipi i të rinjve dhe beratasit jashtë Beratit ku sigurisht ai që bie në sy është Myrto Uzuni.
Ekipi i parë…
Ekipi i Tomorit ka vazhduar nën të njëjtën vazhdë, si ajo e viteve të fundit kur në fillimin e këtij viti arriti të sigurontë pesëshen e parë vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Turbinës. Ndërsa në vazhdim Tomori vazhdoj të luftonte vetëm ndaj Apolonisë dhe Pogradecit për vendin e tretë por nuk ia doli të përmbushte këtë objektiv. Kënaqësia më e madhe e kampionatit të shkuar për tifozët beratas ishte përballja ndaj Tiranës që e përfundoj kampionatin e para duke siguruar edhe rikthimin në Kategorinë Superiore.
Trajneri që mbylli atë sezon, Gersi Arbri nisi edhe punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin në vazhdim. Ishte pikërisht ai që u vu në krye të punëve dhe përzgjedhjen e futbollistëve por e drejtoj skuadrën vetëm në një ndeshje duke u larguar pas barazimit në shtëpi ndaj Lushnjes. Në vazhdimësi skuadra u drejtua nga trajneri gjirokastrit Bledar Devolli. Por në asnjë moment skuadra nuk arriti pritshmëritë e fillim sezonit dhe kjo e detyroj teknikun të largohet pikërisht pas ndeshjes së fundit të vitit 2018. Aktualisht Tomori renditet i teti dhe arritja e pesëshes së parë shihet e vështirë deri në fundin e fazës së dytë. Por gjatë kësaj periudhe ka hasur edhe shumë problematika sidomos me dëmtimet dhe mungesat ndërsa në një rast futbollistët bojkotuan edhe stërvitjen për shkak të mosmarrjes së pagave.
Moshat…
Por ashtu, si ka ndodhur këto vitet e fundit suksesi më i madh i Tomorit kanë qënë të rinjtë edhe gjatë sezonit të shkuar evidentoj një element të ri, si Erald Hyseni. Por arritja më e madhe ishte ajo e skuadrës Tomori U19 e drejtuar nga trajneri Iken Droboniku. Skuadra e mbylli kampionatin në vendin e parë të grupit B të Kategorisë së Parë dhe më pas përballë Ilirisë U19 në finale fitoj edhe kupën e këtij kampionati. Kështu sezonin e re kjo skuadër e ka nisur në grupin B të Kategorisë Superiore duke e mbyllur i fundit këtë pjesë të parë të sezonit por shihet një përmirësim në këtë pjesë të fundit të sezonit. Përderisa jemi tek të rinjtë një tjetër element i talentuar i promovuar tek Tomori është edhe Sali Kumani.
Ndërkohë që aspak pozitive ka qënë paraqitja e skuadrës Tomori U17, sin ë mbyllje të sezonit të shkuar edhe në fillimin e këtij sezoni. Madje në dy raste u përfshi edhe në skandale, si fillim ai incident i rëndë i ndodhur gjatë ndeshjes me Apoloninë, si edhe falsifikimet që ishin bërë me futbollistët e kësaj skuadre.
Jashtë Beratit
Berati pas disa viteve arriti të kishte plot katër futbollist beratas që ishin pjesë e skuadrave të Kategorisë Superiore madje që ishin edhe pjesë e Kupave Europiane. Por fatkeqësisht prezenca e tyre në fushë ishte shumë e vogël. Myrto Uzuni që ishte konsoliduar tek skuadra e Laçit ishte protagonist i Europës për kurbinasit ndërsa në kampionat u mjaftua vetëm me golin ndaj Skënderbeut përpara largimit drejt Kroacisë. Ndërsa qendërmbrojtësi Eno Bitri pasi mbylli sezonin si kapiten i Tomorit u transferua tek Partizani. Ndërsa i riu Hyseni pas shpërthimit në Berat u transferua tek Luftëtari ku u bashkua edhe me Oshafin e ardhur nga Besa.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME