Futbolli nuk ka zgjidhje. Mbrëmjen e të enjtes Liga profesioniste e futbollit u mblodh në një tjetër takim por këtë herë së bashku me deputetin socialist Fidel Ylli.

Pas dy orësh diskutim, nuk u mor një vendim se çdo të ndodhë me futbollin ndonëse klubet i mëshojnë fort qëndrimit të tyre: bojkot deri në plotësimin e 4 kushteve.

Megjithatë Kreu i Ligës Edvin Libohova u tregua optimist se shumë shpejt palët do të kenë një zgjidhje .

 

EDVIN LIBOHOVA

KREU I LIGËS  

 

”Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit. Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, ai aktuali ne e dimë që nuk funksionon. Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje.

 

Deputeti Fidel Ylli tha se pati shumë debate por ata janë në rrugën e duhur për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

 

FIDEL YLLI  

DEPUTET I PS

 

”Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave. Megjithatë ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka çuar situatën deri në këtë gjendje dhe tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje.”

 

Takimi i  radhës do të jetë të martën, aty ku pritet dhe një vendim përfundimtar lidhur me fatin e futbollit në vend.